Ikin prej Kosovës

  • 24 July 2016 - 09:20
Ikin prej Kosovës

Sivjet pritet të jetë një garë shumë e fortë për kreun e tabelës.

"Mendoj se është e domosdoshme të shkohet në përgatitje, pasi çdo gjë është e kontrolluar. Ne atje do të tentojmë të zhvillojmë 4-5 ndeshje për ta kërkuar formacionin dhe formën më të mirë", ka thënë trajneri i Feronikelit Afrim Tovërlani,raporton Gazeta Kosova Sot

Tri skuadrat kryesore në luftë për titullin e kampionit të Superligës së Kosovës në futboll, Feronikeli, Besa e Prishtina kanë vendosur ta lënë Kosovën për të shkuar jashtë vendit në përgatitje për edicionin e ri që nis me 20 gusht. Pa dyshim ky edhe mund të merret si një sinjal i fuqishëm se këto tri ekipe edhe do ta kenë fjalën kryesore në futbollin tonë, dhe atë jo vetëm pse stërviten jashtë vendit, por për shkak të investimeve të mëdha që kanë bërë në futbollistë gjatë këtij afati kalimtar. Kampioni aktual Feronikeli parasheh që më 26 korrik të udhëtojë në Maqedoni për një fazë përgatitore. Besa më 2 gusht do të jetë në Mavrov të Malit të Zi, ndërsa Prishtina, edhe pse ende nuk e ka konfirmuar, burime tona të afërta me klubin na mësojnë se do të jetë për 10 ditë në Maqedoni. Se a do të kenë ndonjë përparësi më të madhe këto skuadra që udhëtojnë jashtë vendit, karshi atyre që qëndrojnë në Kosovë, mbetet të shihet, edhe pse duhet pranuar se në këtë fazë, edhe vendi ynë ofron mundësi përgatitje të mira sidomos në aspektin fizik.

Përgatitjet jashtë vendit të domosdoshme Për njërin nga trajnerët më të suk sesshëm në Kosovë, Afrim Tovërlanin, i cili me Feronikelin mban titullin e kampionit, ka thënë se është e domosdoshme për çdo skuadër që të shkojë jashtë vendit për t'u stërvitur. "Ne më 26 korrik udhëtojmë në përgatitje ku do të qëndrojmë 10 ditë. Mendoj se është e domosdoshme të shkohet në përgatitje pasi çdo gjë është e kontrolluar. Ne atje do të tentojmë të zhvillojmë 4-5 ndeshje për ta kërkuar formacionin dhe formën më të mirë", ka thënë Tovërlani, skuadra e së cilit më 13 gusht do të ndeshet me Prishtinën në kuadër të ndeshjes së Superkupës së Kosovës. "Toki", ka thënë që deri në atë kohë Feronikeli do të përgatitet mirë dhe do të jetë i gatshëm për atë sfidë. 10 ditë jashtë vendin do të jetë edhe Besa, e cila për dallim nga Feronikeli, do të udhëtojë në Mal të Zi në qytetin Mavrovë. "Puna po shkon shumë mirë derisa jemi të njoftuar se më 2 gusht do të udhëtojmë në Mavrovë për t'u përgatitur edhe më mirë. Besoj se deri në fillim të kampionatit do të përgatitemi maksimalisht si në aspektin fizik ashtu edhe në atë psikik", ka thënë mesfushori pejan, Dukagjin Gashi.

Të tjerat në shtëpi Derisa tri ekipet e lartpërmendura veçse janë përcaktuar të udhëtojnë jashtë vendit, disa të tjera parashohin të qëndrojnë në Kosovë dhe atë të bindur se mund të përgatiten mjaftueshëm këtu, pasi faza e verës nuk ofron shumë vështirësi sidomos në përgatitjen fizike. Trepça'89 si njëra nga skuadrat kyçe në futbollin tonë, e cila prej mbas lufte pothuaj gjithmonë ka luftuar për kreun e tabelës, këtë herë do të qëndrojë në Mitrovicë. Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri i "minatorëve" Bekim Shotani. "Kemi vendosur që gjithë fazat përgatitore t'i kryejmë në Mitrovicë. Ne kemi kushte të mira këtu për t'u përgatitur sidomos në aspektin fizik, por edhe për të zhvilluar ndeshje miqë- sore. Normal, sikur të ishin kushtet që të udhëtonim në ndonjë qendër malore do të ishte më mirë, por edhe kështu mund t'i arrijmë objektivët që kemi", ka thënë trajneri vushtrrias i Trepçës'89, Bekim Shotani.

(Kosova Sot)