Xhaka, me Arsenal-in në SHBA

  • 24 July 2016 - 09:23
Xhaka, me Arsenal-in në SHBA

Ylli kosovar i futbollit, Granit Xhaka, i është bashkuar skuadrës së tij të re, Arsenal, në përgatitjet për edicionin e ri në Ligën Premiere. Skuadra angleze Arsenal do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t'i zhvilluar disa ndeshje miqësore, derisa "topçinjtë" kanë publikuar edhe listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në këto miqësore. Në mesin e shumë yjeve të Arsenal-it është edhe mesfushori nga Prishtina, Granit Xhaka.

 kujtojmë se Xhaka skuadrës angleze iu bashkua gjatë këtij afati kalimtar me shumë bujë, derisa ai ka premtuar se do të angazhohet maksimalisht që ta bindë trajnerin Arsene Wenger për një vend titullar në gjigantin e Ligës Premiere. Xhaka, i cili ishte në pushime në Kosovë, u paraqit shumë i entuziazmuar në stërvitje nën urdhrat e francezit, Wenger. Mesfushori kosovar po e pret me padurim ditën se kur do të debutojë për ngjyrat e skuadrës së "Topçinjve".

Dita e debutimin po afrohet, pasi Xhaka ka mundësi të luajë në dy ndeshjet e radhës për Arsenal-in. Me 29 korrik ndaj skuadrës së yjeve të MLS-së është njëra prej ndeshjeve ku pritet që kosovari të paraqitet dhe nëse nuk ndodh, atëherë më 1 gusht, kundër Chiavas de Guadalajara, mesfushori mund të debutojë me Arsenal-in.

(Kosova Sot)