Fitore për Bolt-in, rekord botëror për Harrison-in

  • 24 July 2016 - 09:28
Fitore për Bolt-in, rekord botëror për Harrison-in

Harrison nuk arriti të sigurojë një vend për në Olimpiadë.

Sa i përket Usain Boltit, që do të përpiqet të mbrojë titujt olimpik në 100 dhe 200 metra, xhamajkani garoi vetëm në garën e 200 metrave. 29-vjeçari e ndali kronometrin në 19.89, ndërsa në garën e 100 metrave për meshkuj në mungesë të xhamajkanit fitoi francezi Jimmy Vicaut,raporton Gazeta Kosova Sot

Usain Bolt në shteg dhe një rekord botëror në garën e 100 metra me pengesa për femra ishin të veçantat e Ligës së Diamantit të Londrës. Kendra Harrison ishte ylli i kësaj gare me atleten amerikane që dhe pse nuk arriti të sigurojë një vend në skuadrën amerikane për në Olimpiadë i befasoi të gjithë me kohën e saj në garën e 100 metrave me pengesave. Harrison arriti të ndalë kronometrin në 12 sekonda e 20 të qindtat. Fillimisht regjia ndërkombëtare gaboi duke nxjerrë kohën e 12.58 me atleten që madje nuk e kuptoi që kishte thyer rekordin përpara se koha e saj të regjistrohej dhe Harrison të shpërthente nga gëzimi duke thyer rekordin e bullgares Yordanko Dankova, që rezistonte që prej vitit 1988.

Nuk garoi në 100 metra Sa i përket Bolt-it, që do të përpiqet të mbrojë titujt olimpik në 100 dhe 200 metra, xhamajkani garoi vetëm në garën e 200 metrave. 29-vjeçari e ndali kronometrin në 19.89, ndërsa në garën e 100 metrave për meshkuj në mungesë të xhamajkanit fitoi francezi Jimmy Vicaut me kohën e 10.02, i ndjekur nga amerikani Young dhe holandezi Martina. Në garën e kërcimit me shkop francezi Lavillenie arriti të triumfojë mbi amerikanin Kendricks duke kërcuar 5 metra e 90 centimetra, ndërsa në kërcim për së larti për femra fitorja shkoi për spanjollen Ruth Betia, që me 1.98 metra regjistroi rezultatin e saj më të mirë të edicionit.

Në garën e 1500 metrave për femra, Laura Muir arriti të thyej rekordin britanik me 3 minuta e 57 sekonda e 49 të qindtat, kurse në hedhjen e shtizës për meshkuj fitorja shkoi për çekun, Jakn Vadlevich me rezultatin e 85 metra e 72 centimetra. Dominim amerikan ndërkohë në kërcimin trehapësh me Taylor që u rendit i pari me 17.78, ndërsa pas tij qëndronte bashkëkombësi Carter me 16.89. 

(Kosova Sot)