Uysal refuzon Kosovën

  • 24 July 2016 - 09:30
Uysal refuzon Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës, saktësisht përzgjedhësi i saj Albert Bunjaki, ka marrë një lajm të keq nga mesfushori i Besiktas-it, Necip Uysal. Ai në një konferencë për media në Austri, ku skuadra e tij po përgatitet për edicionin e ri, ka thënë se nuk e ka ndërmend që të ndërrojë Kombëtare edhe për kundër se Kosova e dëshiron atë, duke vendosur të luajë për Turqinë, edhe pse kohëve të fundit nuk po ftohet nga trajneri. "Kam marrë ofertë nga Kosova.

Por, nuk mendoj ta ndërrojë kombëtaren", tha Uysal para gazetarëve turq në Austri, ku ekipi i tij Besiktas përveç fazën përgatitore për kampionatin e ri, do t'i zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore. Uysal më herët është paraqitur me U18, U19 dhe U21 të Turqisë, ndërsa ka vetëm një paraqitje me kombëtaren A, derisa u tha se ai shumë lehtë mund t'i bashkohet Kosovës, gjë që u tha se edhe vet lojtari ka pranuar, por ja që gjërat së fundmi kanë ndryshuar. Gjithsesi, ky shpresohet të jetë lajmi i vetëm i keq për Bunjakin, pasi emrat e tjerë kosovarë, besohet se do ta japin përgjigjen pozitive.

(Kosova Sot)