Barcelona gjithnjë e më afër Viettos

  • 24 July 2016 - 12:33
Barcelona gjithnjë e më afër Viettos

Barcelona duket shumë aktive në këtë afat kalimtar ku deri më tani ka transferuar katër lojtarë

Kampionët e Spanjës, janë duke tentuar që të përmirësojnë sa më shumë skuadrën e tyre para fillimit të sezonit të ri, ku synojnë t’i fitojnë gjithë titujt e mundshëm.

Luis Enrique deri më tani ka transferuar lojtarë në dy pozicione, mbrojte dhe mesfushë, tani është duke kërkuar sulmues – që do t’i ndihmonte për t’i pushuar Messin, Suarez dhe Neymarin.

Sipas asaj që raporton AS, kalimi i sulmuesit të Atletico Madridit, Luciano Vietto, në Camp Nou, është vetëm çështje ditësh.

AS shkruan se Barcelona është në pole pozicion për të nënshkruar me lojtarin, për të cilin kanë ofruar 22 milionë euro.

Vietto do të ishte transferimi i pestë për Barcelonën pas Deniz Suarez, Samuel Umtiti, Lucas Digne dhe Andre Gomes. Derisa kanë ofruar një lojtar në ekipin e parë edhe nga akademia, është mesfushori Samper ai që do të jetë pjesë e skuadrës së Enriques për sezonin e ardhshëm.

(Kosova Sot)