Trajneri i Anglisë: Diçka madhështore

  • 24 July 2016 - 12:39
Trajneri i Anglisë: Diçka madhështore

Sem Allerdajs që para 48 orësh nënshkroi një kontratë 2 vjecare me kombëtaren e 3 luanëve. Ish-trajneri i Sanderlendit sezonin e kaluar dha dhe deklaratën e tij të parë për detyrën e re teksa u shpreh i lumtur për arritjen e marrëveshjes me Federatën Angleze të Futbollit. “Tani mund vetëm të buzëqesh pasi ja arrita të bëhem trajner i Anglisë. Marrja e kësaj detyre është diçka madhështore dhe shpresoj që të arrij të përmbushë pritshmëritë si të Federatës gjithashtu dhe të tifozëve duke e bërë Anglinë, një skuadër fituese”, është shprehur ai.

61 vjeçari do të drejtojë Anglinë në eliminatoret e Botërorit, Rusi 2018. Në karrierën e tij ai ka drejtuar dhe ekipet e Uest Hem, Blekbërn, Bolton dhe Njukastëll duke pasur një përvojë të madhe në Premier League. Ndeshja e tij e parë në krye të kombë- tares do të jetë me datë 1 shtator në “Uembli” dhe federata po punon që të gjejë një kundërshtar, ndërsa 3 ditë më vonë Anglia do të përballet me Sllovakinë në eliminatoret e Botërorit rus.

(Kosova Sot)