Humb në Kinë aeroplani me lojtarë i Unitedit

  • 24 July 2016 - 19:28
Humb në Kinë aeroplani me lojtarë i Unitedit

Manchester Unitedi është detyruar të bëjë ulje të parakohshme për shkak të motit të dobët

Futbollisti i Manchester Unitedit, Memphis Depay ka thënë se ata kanë humbur për shkak të motit të keq që po mbretëron në Kinë.

Ata është dashur të udhëtojnë Pekin, ku të hënën do të luajnë ndeshje miqësore kundër rivaleve të qytetit Manchester City.

Por, ata për shkak të motit të keq është dashur që të aterojnë para kohe.

“Ne kemi humbur diku, na është dashur të bëjmë një ulje të shpejtë. Ne tentuam të udhëtojmë për Pekin, por për shkak të motit të keq është dashur të ndalojmë më herët”, ka thënë Depayt.

(Kosova Sot)