Aubameyang i përgjigjet Realit

  • 24 July 2016 - 23:11
Aubameyang i përgjigjet Realit

Pierre-Emerick Aubameyang ka thënë se është i lumtur në Borussia Dortmund

Sulmuesi i Borussia Dortmundit është një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë, pas paraqitjeve të tij fantastike me skuadrën gjermane.

Një nga skuadrat e interesuara për të është edhe Real Madrid, por Aubameyang edhe pse e ka pranuar se është ëndrra e tij, ka thënë se në Dortmund gjithçka po shkon shumë mirë.

“Të luajë për Real Madridin është një nga ëndrrat e mia të karrierës, por tani gjithçka po shkon mirë në Borussia Dortmund”, tha Aubameyang. 

(Kosova Sot)