Berisha lider te Lazio

  • 25 July 2016 - 08:45
Berisha lider te Lazio

Portieri shqiptar, Etrit Berisha, i ka lënë anash pushimet vetëm që të arrijë sa më shpejt formën optimale. Gardiani kuqezi ka marrë vendimin për të luajtur një rol protagonisti në portën e Lazio-s. Ky është viti i fundit në kontratë me skuadrën romane dhe gjithashtu mundësia e fundit që ai të tregojë se meriton t'i jepet mundësia për të veshur dorëzat e titullarit.

Portieri i lindur në Prishtinë i është përkushtuar tërë- sisht aventurës me Lazio-n pas Evropianit, duke zgjedhur të udhëtojë me ekipin drejt lokalitetit malor, Auronzo di Cadore. Në dy miqësoret e zhvilluara, Berisha është aktivizuar që nga minuta e parë, por ai e di shumë mirë se këto janë ditë vendimtare për të ardhmen e tij. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social "Instagram", ai shprehet i kënaqur me fazën përgatitore, duke theksuar se skuadra duhet të shikojë përpara. Një lider i vërtetë Berisha për Lazio-n ku tashmë Simone Inzaghi duhet të marrë një vendim përfundimtar për fatin e portës bardhekaltër, në të kundërtën, Berisha është gati të nisë një aventurë të re larg kryeqytetit, pasi ofertat në adresë të tij nuk mungojnë.

(Kosova Sot)