Xhaka vazhdon me Basel-in

  • 25 July 2016 - 08:52
Xhaka vazhdon me Basel-in

Eardhmja e futbollistit shqiptar, Taulant Xhakës, do të mbetet edhe për një kohë në skuadrën zvicerane Basel. Ylli i Kombëtares së Shqiptarisë ka vendosur ta rinovojë kontratën me kampionët e Zvicrës, përkundër interesimit të disa klubeve të tjera për shërbimet e tij.

Basel-i duket se ka besuar shumë në cilësitë e futbollistit 25-vjeçar nga Prishtina, pasi ia ka vazhduar kontratën deri në vitin 2021, derisa edhe paga e tij është rritur dukshëm. Vlen të theksohet se Basel-i është kampion aktual i Zvicrës dhe ka siguruar edhe grupet në Ligën e Kampionëve, ku kohëve të fundit paraqitjet e kësaj skuadre janë për t'u vlerë- suar. Ajo që duhet thënë për Xhakën është se kohëve të fundit flitet shumë për mundësin e braktisjes së Kombëtares shqiptare për t'iu bashkuar Kosovës.

Xhaka për këtë çështje ende nuk është deklaruar, megjithatë babai i tij, Ragipi, ka konfirmuar se ai do të vazhdojë të mbetet pjesë e kuqezinjve. Derisa, trajneri italian i kuqezinjve, Gianni De Biasi, ka thënë se një lojtar i Shqipërisë do t'i bashkohet Kosovës. Ditë më parë, përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, paralajmëroi se Kosovës do t'i bashkohen shumë yje të kombëtareve të tjera, duke mos e përjashtuar edhe atë të Shqipërisë, por sipas Bunjakit, fillimisht duhet pritur vendimin e FIFA-s, e cila ka caktuar një komision që do të vendosë, nëse lojtarët kosovarë, që kanë luajtur për kombëtaret e tjera, kanë të drejtë t'i bashkohen Kosovës apo jo.

(Kosova Sot)