Basketboll, SHBA bën “show”. Turpëron Kinën

  • 25 July 2016 - 13:18
Basketboll, SHBA bën “show”. Turpëron Kinën

Tjetër provë force e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në basketboll amerikanët nuk kanë rivalë dhe në Rio de Janerio me shumë mundësi do të fitojnë medaljen e rradhës olimpike. Edhe pse pa yje të shumë të në përbërje, si Lebron James, Stephen Curry, Rusell Westbrook, Anthony Davis e Kaëhi Leonard, skuadra e Mike Krzyzewskit është një dream team i vërtetë.

Pas triumfit ndaj Argjentinës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkatërruan Kinën në një tjetër takim miqësor. 106-57 ishte rezultati i sfidës në favor të Kevin Durant me shokë. Yjet amerikanë shkëlqyen edhe këtë herë duke u konfirmuar si më të fortët. Një +49 që tregon diferencën që ka skuadra e Krzyzewskit ndaj të gjithë rivalëve që do të jenë pjesë e Olimpiadës. Normalisht bëhet fjalë për sport dhe ndoshta edhe amerikanët mund të munden njëherë dhe mund të humbasin edhe medaljen e artë në Lojrat e Rios por që dicka e tillë të ndodhë duhet një mrekulli.

Blerja më e re e Golden State Warriors Kevin Durant ishte më i miri mbi parket për amerikanët me 19 pikë të realizuara ndërsa një paraqitje shumë të mirë ndaj Kinës dhuroi edhe Klay Thompson që e mbylli ndeshjen me 17 pikë në total.  Kyrie Iriving ishte një tjetër yll që shkëlqeu dhe kjo tregon se sa shumë opsione do të ketë trajneri Krzyzeëski në Lojrat Olimpike.

(Kosova Sot)