Chilwell mes Leicesterit e Liverpoolit

  • 25 July 2016 - 16:25
Chilwell mes Leicesterit e Liverpoolit

Liverpooli është duke tentuar që ta transferojë në ‘Anfield’ tw riun anglez, Ben Chilwell

Mbrojtësi i Leicesterit, Ben Chilwell, gjendet para një udhëkryqi për të ardhmen e tij. Ai nuk është aspak i kënaqur me mënyrën se si u trajtua sezonin e kaluar nga Ranieri dhe tani duhet përfundimisht të vendos nëse do të qëndrojë sërish me kampionët e Premierligës apo do t’i bashkohet e Liverpoolit.

Sipas asaj që raporton ‘The Sun’, Jurgen Klopp ka bërë gati 8 milionë funta për 19 vjeçarin premtues, por Leicesteri insiston që ta mbajë atë në ‘King Power Stadium’.

Gjithsesi, fjalën e fundit do ta ketë talenti anglez, i cili nuk luajti për asnjë minutë gjatë sezonit në triumfin historik të Leicesterit. Ai po shqyrton mundësin e transferimit në ‘Anfield’, ku trajneri gjerman i ka premtuar më shumë minuta në këmbët e tij. 

(Kosova Sot)