Juventusi gjen zëvendësimin e Pogbas

  • 25 July 2016 - 16:51
Juventusi gjen zëvendësimin e Pogbas

Mesfushori i Zenit Saint Petersburg, Axel Witsel, po shihet si zëvendësim i mundshëm nëse Paul Pogba transferohet për në Manchester United për shumën e 100 milionë funteve.

Klubi rus ka pranuar ofertën prej 25 milionë funte të klubit anglez Everton por futbollisti belg do të preferonte një kalim te gjiganti italian Juventus.

Nëse “Zonja e Vjetër” arrin të transferoj belgun, atëherë do t’i hapej dera yllit francez Paul Pogbas që të kaloj në ishull te ekipi i Manchester United.

(Kosova Sot)