Liverpooli degradon Balotellin, e dërgon te fëmijët, por paga e tij mbetet marramendëse

  • 25 July 2016 - 20:35
Liverpooli degradon Balotellin, e dërgon te fëmijët, por paga e tij mbetet marramendëse

Mario Balotelli ka reaguar pozitivisht ndaj të detyrimit për të trajnuar me skuadrën e dytë të Liverpoolit.

Skuadra e parë e ekipit të Jurgen Klopp janë aktualisht në Kaliforni para ndeshjeve kundër Chelseat, Milanit dhe Romës në Shtetet e Bashkuara.

Por, Balotelli nuk është në grupin që ka udhëtuar, pasi Jurgen Klopp ka konfirmuar se reprezentuesi italian nuk hynë në planet e tij për sezonin 2016 -17.

“Ende duke punuar fortë me ekipin rezervë. Sesion me cilësi të lartë sot me lojtarë të mëdhenj. #Respekt.”, shkroi Balotelli në ‘Instagram’.

Ndryshe, Balotelli ka shënuar vetëm tre gola në të gjitha që nga transferimi i tij nga Milani.

Edhe pse kjo ka ndodhur lojtari vazhdon të paguhet 90.000 euro në javë dhe Liverpooli do të kërkojë që t’i gjejë sa më shpejtë një skuadër.

Menaxheri i tij Mino Raiola është në kërkim të një klubi që do ta pranonte sulmuesin, i cili ka një kontratë deri në 2017 me Liverpool, dhe thuhet se është duke negociuar me shumë ekipe italiane për momentin.

(Kosova Sot)