Guardiola gati 70 milionë euro për yllin e Dortmundit

  • 26 July 2016 - 11:53
Guardiola gati 70 milionë euro për yllin e Dortmundit

Pep Guardiola dëshiron të tjerë yje te Manchster City. Aventura e tij e re te "qytetarët" nuk ka marrë ende pikën kulmore në merkato, pasi katalanasi ende nuk ka firmosur me një lojtar të madh. 

Kështu, sipas britanikes “Express”, ish-trajneri i Bayernit është përqendruar te sulmuesi i Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Pep ka në plan ta transferojë gabonezin me çdo kusht në ishull dhe do të ishte gati të paguajë 70 milionë euro për 27-vjeçarin. Përveç kësaj, tekniku do t’i garantojë ish-lojtarit të Milanit edhe një pagë mbi 10 milionë euro në sezon. 

(Kosova Sot)