Ciro Immobile me skuadër të re në Serie A

  • 26 July 2016 - 14:01
Ciro Immobile me skuadër të re në Serie A

Lazio ka arritur akordin me skuadrën spanjolle të Sevillas për transferuar sulmuesin italian Ciro Immobile.

Lojtari ka përfunduar edhe vizitat mjekësore, ndërsa detajet e transferimit ende nuk janë bërë të ditura.

“Unë jam i gëzuar që jam pjesë e Lazios. Tashmë do bëj testet mjekësore për të qenë pjesë zyrtare e klubit kryeqytetas. Një përshëndetje e madhe shkon për tifozët e Lazios”, ka thënë Immobile.

26-vjeçari pasi shkëlqeu me Torinon u transferua në Dortmund, por gjermanët e larguan italianin pas një sezoni zhgënjyes duke përfunduar në Spanjë te Sevilla.

Ndërsa sezonin e kaluar ishte huazuar te skuadra e Torinos aty ku edhe shkëlqeu.

(Kosova Sot)