Pogba, është sërish duel United-Real

  • 26 July 2016 - 14:10
Pogba, është sërish duel United-Real

Kryefjala e kësaj merkatoje padyshim që është mesfushori i Juventusit Paul Pogba. Man. United duket se është shumë pranë 22-vjecarit, por duket se në orët e fundit është futur në skenë dhe Reali i Madridit, të cilët deri më tani i vetmi transferim që kanë kryer është ai i sulmuesit Alvaro Morata. Klubi “Los Blancos” nuk i ka humbur shpresat për transferimin e mesfushorit dhe këtë javë pritet të intensifikojë bisedimet me agjentin e lojtarit Mino Raiola, por një gjë të tillë duhet të bëjë sa më shpejtë, pasi Raiola po brënda kësaj jave ka një takim me drejtuesit e Djajve të Kuq”.

Ndërkohë nga ana tjetër drejtuesit e klubit bardhezi nuk kanë ndërmënd të heqin dorë nga shuma që kanë kërkuar. Mesazhi nga ana e tyre është i qartë, kushdo që kërkon të ketë në dispozicion shërbimet e mesfushorit duhet të paguajë jo më pak se 120 milionë Euro. Vetë Pogba duket se preferon më shumë një transferim tek Reali Madridit dhe është në pritje të një telefonate nga ana e tyre. Situatë e paqartë për francezin i cili ka  përfunduar pushimet  në Miami dhe tashmë ndodhet në Torino. Operacion shumë i vështirë si për Man.United ashtu dhe për Realin e Madridit dhe me shumë gjasa për Pogba do të jetë një betejë deri në minutën e fundit.

(Kosova Sot)