Carlos Bacca drejt Barcelonës

  • 26 July 2016 - 14:18
Carlos Bacca drejt Barcelonës

Tjetër emër për sulmin e Barcelonës. Me Luciano Vietton që është shumë pranë transferimit te Sevilla, drejtuesit e klubit katalans e kanë hedhur vëmendjen nga Carlos Bacca. Sulmuesi kolumbian i cili i ka prishur raportet me drejtuesit e Milanit po kërkon një destinacion të ri për të ardhmen kjo edhe për faktin se kuqezinjtë kërkojnë ta shesin me cdo kusht 29-vjecarin. Bacca ka refuzuar disa herë kalimin në Premier League te skuadra e West Hamit pasi dëshiron të transferohet te një skuadër me emër të madh dhe që merr pjesë në Uefa Champions League.

Gazeta katalanase ElMundo Deportivo raporton se Barcelona po lëviz prej disa ditësh për të bërë të mundur transferimin e ish bomberit të Sevillas në Camp Nou. Gjithsesi për të firmosur me Baccën përvec se duhet të bëjë gati një ofertë prej rreth 30 milionë Eurosh, Barca duhet të mposhtë edhe konkurencën e Napolit që gjithashtu interesohet për sulmuesin dhe përpara disa ditësh i ofroi MIlanit 20 milionë Euro plus kartonin e El Kadourit për të marrë shërbimet e kolumbianit. Luis Enrique e pëlqen 29-vjecarin pasi mbi të gjitha është një golashënues i lindur. Vetë lojtari do ta priste krahapur një kalim te Barcelona edhe pse aty do ti duhet të zëvendësojë njërin mes Messit, Suarez dhe Neymar kur këta tre futbollistë nuk do të jenë të gatshëm për të luajtur. Carlos Bacca u transferua nga Sevilla te MIlani një sezon më parë për shumën e 30 milionë Eurove. Me kuqezinjtë ai zhvilloi në total 38 ndeshje në Serinë A, gjatë të cilave realizoi 18 gola.

(Kosova Sot)