Juve fiton ndaj Tottenhamit (Foto)

  • 26 July 2016 - 15:32
Juve fiton ndaj Tottenhamit (Foto)

Juventusi ka fituar ndaj Tottenham Hotspur me rezultat 2-1.

Ishte një ndeshje e balancuar dhe me raste nga të dy anët.

3453

Goli i parë në takim erdhi nga Paulo Dybala në minutën e pestë pas një asistimi nga Roberto Pereyra. Ndërsa pas dhjetë minutash shënoi edhe Mehdi Benatia me kokë dhe me rezultatin 2-0 përfunduan 45 minutat e parë.

2186

Golin e nderit për Spurs e shënoi Erik Lamela në minutën e 67-të.

3842

Ky takim ishte i karakterit miqësor në kuadër të International Champions Cup. 

(Kosova Sot)