Allegri pyetet për vlerën e madhe të Pogbas dhe Higuain, ndërsa përgjigjja e tij ishte interesante

  • 26 July 2016 - 16:01
Allegri pyetet për vlerën e madhe të Pogbas dhe Higuain, ndërsa përgjigjja e tij ishte interesante

Pas fitores në miqësore ndaj Tottenahmit me rezultat 2-1, trajneri i Juventusit, Massimo Allegri, nuk ka shpëtuar pa u pyetur edhe për çmimin astronomik të Paul Pogbas dhe Gonzalo Higuain.

“Unë nuk i vendosi vlerat e lojtarëve. Këtë e bën tregu i transferimeve”, ka thënë tekniku italian.

Kalimi i Pogbas te Manchester Unitedi pritet të kushtojë më shumë se 100 milionë euro, ndërsa i Higuain te Napoli 95 milionë euro.

Në rast se këto dy transferime ndodhin, atëherë do të thyejnë dy rekorde. Francezi do të bëhet lojtari më i shtrenjtë që është shitur ndonjëherë, kurse argjentinasi në botë.

(Kosova Sot)