Ky është klubi më i urryer në Premier Ligë

  • 26 July 2016 - 17:26
Ky është klubi më i urryer në Premier Ligë

Në pritje të sezonit të ri të Premier Ligës që do të nisë fundjavën e 13 dhe 14 gushtit, Chelsea i Antonio Contes e ka fituar tashmë një titull atë të skuadrës më të urryer të kampionatit anglez duke sfiduar për më tepër Manchester United që e ka fituar këtë çmim vitin e kaluar.

Për të kuptuar se sa ishte larg më e urryera në këtë garë ka shërbyer një sondazh i organizuar nga Manchester Evening News.

10 mijë tifozët që kanë marrë pjesë në votim kanë zgjedhur Chelsean si klubin më antipatik që luan në Ligën Premier. Në këtë sondazh fansave u është kërkuar të zgjedhin skuadrën më të pëlqyer por edhe atë më të urryer nga 20 ekipet që marrin pjesë në Premier Ligë.

Në fund si skuadra më pak e pëlqyer ose më shumë e urryer është përzgjedhur Chelsea kjo edhe për faktin se kanë qenë të shumtë tifozët e Totenhamit dhe Arsenalit dy skuadrave rivale nga i njëjti qytet që kanë marrë pjesë në votim.

Vendin e dytë në këtë klasifikim special e zuri Manchester United, ndërsa pas Djajve të Kuq u pozicionuan me radhë, klubet e tjera të mëdha si Liverpooli, Manchester City, Arsenali dhe Tottenhami.

Në vendin e 20 të këtij klasifikimi u pozicionua Leicesteri. Pavarësisht titullit të fituar në sezonin e kaluar skuadra e Ranierit nuk urrehet nga tifozët e klubeve rivale.

(Kosova Sot)