Hapet fshati Olimpik

  • 26 July 2016 - 18:44
Hapet fshati Olimpik

Fshati Olimpik ku do të qëndrojnë sportistët gjatë Lojërave Olimpike u hap zyrtarisht

Do të jenë plot 10500 sportistë dhe 7000 anëtarë stafesh që do të akomodohen në këtë Fshat Olimpik, ndërkohë që Lojërat do të nisin në 5 gusht me një ceremoni që do të mbahet në stadiumin Marakana.

Fshati Olimpik do të ketë në përbërje 31 ndërtesa, disa fusha tenisi e futbolli, 7 pishina si dhe një restorant gjigant sipërfaqja e së cilës do të jetë 3 herë sa ajo e një fushe futbolli.

Disa nga delegacionet pjesëmarrëse në këto lojëra tashmë kanë mbërritur dhe kjo duket qartë pasi janë vendosur banerat dhe flamujt në rezidencat e tyre. Të parat përfaqësuese olimpike të akomoduara në Fshatin Olimpik janë ato të Danimarkës, Britanisë, Kinës dhe Kanadasë.

Sipas organizatorëve, gjithsej janë 10160  dhoma me 18 mijë shtretër, një klinikë shëndetësore e madhe si dhe një palestër. Në të njëjtën kohë, ata theksojnë se te sportistët do të shpërndahen 450 mijë prezervativë, një shifër kjo 3 herë më e lartë nga ajo e Londër 2012. sipas tyre kjo bëhet për të siguruar një mbrojtje sa më të mirë të pjesëmarrësve nga virusi Zika.

Përsa i përket ushqimit, mësohet se gjatë Lojërave Olimpike do të shërbehen 60 mijë racione për sportistët dhe stafet e skuadrave pjesëmarrëse.

(Kosova Sot)