Zyrtare: Roger Federer humb Lojërat Olimpike të Rios

  • 26 July 2016 - 19:59
Zyrtare: Roger Federer humb Lojërat Olimpike të Rios

Roger Federer ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Rios, dhe se do të humbas pjesën e mbetur të vitit 2016, shkaku i një lëndimi.

Ish më i miri i botës ka bërë një njoftim në Facebook, duke shkruar se nuk do të jetë pjesë e Rios.

“Të dashur tifozë. Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer për t’iu njoftuar se nuk do të mund të përfaqësojë Zvicrën në Lojërat Olimpike të Rios, e po ashtu nuk do të mund të paraqitem në pjesën e mbetur të vitit 2016”, shkruan Federer.

“Duke marrë parasysh të gjitha mundësitë dhe pas konsultimit me mjekët e mi dhe të ekipit tim, kam marrë vendimin më të vështirë, për të pushuar dhe për t’u rehabilituar deri në fund të këtij viti”.

(Kosova Sot)