Tarashaj starton nga minuta e parë për Evertonin në miqësoren me MK Dons

  • 26 July 2016 - 20:15
Tarashaj starton nga minuta e parë për Evertonin në miqësoren me MK Dons

Sulmuesi nga Kosova, Shani Tarashaj, do të nis nga minuta e parë ndeshjen miqësore që Evertoni e zhvillon me MK Dons.

Tarashaj që ishte pjesë e Zvicrës në Euro 2016, kaloi te Evertoni nga skuadra zvicerane Grasshopper.

Formacioni i Evertonit: Stekelenburg, Coleman, Pennington, Funes Mori, Oviedo, Tarashaj, Cleverley, Davies, Mirallas, Barkley, Deulofeu.

(Rezervë: Robles, Holgate, Stones, Galloway, Baines, Lennon, Gibson, Besic, Grant, Dowell, McGeady)

(Kosova Sot)