Napoli gjen zëvendësuesin e Higuainit (Foto)

  • 26 July 2016 - 20:27
Napoli gjen zëvendësuesin e Higuainit (Foto)

Ka qenë i shpejtë reagimi i Napolit për të gjetur zëvendësuesin e Gonzalo Higuain, që për 90 milionë euro iu bashkua Juventusit.

Media më e madhe holandeze, Telegraaf, raporton se Ajaxi ka pranuar ofertën e Napolit për sulmuesin Arkadiusz Milk.

Zyrtarizimi i Milk te Napoli, do të bëhet brenda 24 orëve të ardhshme.

Klubi nga “San Paulo” do t’ia paguajë Ajaxit 25 milionë euro plus bonuset, për sulmuesin polak.

(Kosova Sot)