Higuain është i Juves

  • 27 July 2016 - 08:47
Higuain është i Juves

Tani pritet vetëm ardhja e Gonzalo Higuain-it në Torino. Flitej për të mërkurën, por "El Pipita" do të jetë në Torino vetëm të enjten, ndërsa prezantimi do të bëhet zyrtarisht të premten më 29 korrik,raporotn Gazeta Kosova Sot

Tashmë është zyrtare, Juventusi realizoi goditjen e madhe në afatin kalimtar dhe ajo mban emrin e Gonzalo Higuain-it. Sulmuesi argjentinas është shndërruar në futbollistin më të ri të klubit bardhezi, pasi kampionët e Italisë kanë depozituar në Ligën Italiane të Futbollit dokumentacionin se e kanë paguar klauzolën e largimit të "El Pipita"-s nga Napoli si dhe kontratën e futbollistit.

E gjithë manovra e Juves quhet legjitime Higuain, i cili përpara pak ditësh kaloi me sukses vizitat mjekësore, ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me bardhezinjtë nga e cila do të përfitojë 7,5 milionë euro në edicion. U përfol që këto vizita kanë shkelur rregullat për një futbollist që është në kontratë me një tjetër skuadër, por në fakt futbollistët që në kontratë kanë të shkruar të drejtën për prishjen kundrejt një shume të caktuar, mund t'i kryejnë bisedimet dhe vizitat dhe në këto kushte e gjithë manovra e Juves quhet legjitime. 90 milionë është shuma e përfituar nga Napoli për kartonin e lojtarit dhe jo 94,7 siç u përfol fillimisht, shifër të cilën Juve do ta paguajë në dy vjet.

Transferimi i 28-vjeçarit te Juventus-i është edhe blerja më e shtrenjtë e realizuar ndonjëherë nga një klub italian si dhe njëkohësisht goditja më e madhe e këtij afati kalimtar. Marrëveshja mes palëve ishte arritur prej kohësh por mungonte vetëm zyrtarizmi, tashmë që edhe ai ka ardhur Higuain mund të nisë aventurën e tij të re te kampionët e Italisë. Me afrimin e golashënuesit më të mirë të Serisë A gjatë edicionit të kaluar, Juve vështirë se do të ketë rivalë në garën për titull edhe gjatë këtij edicioni. Ajo e Higuain është blerja e pestë e bardhezinjve në këtë afat kalimtar pas Pjaniq, Dani Alves, Benatia dhe Marko Pjacas.

(Kosova Sot)