Ringritja e Hamilton-it!

  • 27 July 2016 - 08:51
Ringritja e Hamilton-it!

Diferenca në klasifikim mes Hamilton-it dhe
Rosberg-ut është vetëm 6 pikë.

Tri fitore radhazi, pesë suksese në gjashtë garat e fundit dhe gjashtë pikë më shumë se Nico Rosberg në klasifikimin e përgjithshëm. Lewis Hamilton në dy muajt e fundit ka bërë hapa gjigantë përpara drejt fitimit të një tjetër titulli kampion bote në Formula 1 që për britanikun do të ishte i katërti në karrierë dhe i treti me radhë.

Ka shkëlqyer në garat e fundit Pas katër fitoreve të Nico Rosbergut në katër garat e para të gjithë menduan se ky ishte viti i gjermanit, por titulli i parë kampion bote me Mercedes-in do të vazhdojë të mbetet thjesht një ëndërr për ngasësin me origjinë finlandeze, sepse pas triumfit të Lewis Hamilton-it në Hungari, vështirë se britaniku do ta lëshojë më vendin e parë. Edhe pse diferenca në klasifikim mes të dyve është shumë e vogël vetëm 6 pikë, bookmakers-at e kuotojnë me koeficientin 1.25 fitimin e titullit nga ana e Hamilton-it dhe ata që në lojë vënë paratë kur bëhet fjalë për kuota kaq të ulëta rrallë gabojnë. Edicioni i Hamilton-it filloi të merrte një tjetër rrjedhë që nga gara e Monakos.

Fitorja në Principatë e ndihmoi britanikun të rriste presionin ndaj shokut të skuadrës dhe pavarësisht vendit të pestë që regjistroi në Baku, tri herë kampioni i botës ka shkëlqyer gjatë muajve të fundit. Mbeten edhe 10 gara deri në fund të kampionatit dhe plot 250 pikë në lojë, por, pavarësisht gjithçkaje, gjasat janë që Hamilton të fitojë titullin e tretë kampion radhazi në "cirkuitin më të shpejtë në botë". 

(Kosova Sot)