Bacca refuzon Barcelonën

  • 27 July 2016 - 15:27
Bacca refuzon Barcelonën

Carlos Bacca, sulmuesi i Milanit, ka refuzuar transferimin te Barcelona

Sulmuesi i Milanit, Carlos Bacca nuk është i interesuar të transferohet te kampioni i Spanjës, Barcelona.

Sipas La Gazzetta dello Sport, kolumbiani nuk dëshiron të mbetet nën hijen e Lionel Messit, Neymarit e Suarezit.

Kështu, Bacca ëndërron kalimin te kampioni i Francës, PSG, i cili drejtohet nga Unai Emery. Ky i fundit dhe kolumbiani kanë punuar së bashku edhe te Sevilla.

Përveç Barcelonës, Bacca është kërkuar edhe nga West Hami, Arsenali dhe Atleetico Madrid.

(Kosova Sot)