Gomes kërcënon Real Madridin në ditën e parë (Video)

  • 27 July 2016 - 15:30
Gomes kërcënon Real Madridin në ditën e parë (Video)

Andre Gomes, i cili është prezantuar te Barcelona, i ka dërguar selame Real Madridit

Mesfushori portugez, Andre Gomes edhe zyrtarisht është lojtar i Barcelonës. Ai ka nënshkruar me kampionin e Spanjës deri në vitin 2021.

Qysh në ditën e parë, ish anëtari i Valencisë i ka dërguar selame Real Madridit.

"Unë dua të fitoj shumë tituj me Barcelonën”, ka deklaruar Gomes gjatë prezantimit në Camp Nou.

"Unë vetëm dua të falënderoj për këtë mundësi që ma ka dhënë Barcelona. Jam i lumtur që i përkasin FC Barcelonës”, ka deklaruar ai.

Gomes u transferua ditë më parë nga Valencia për 35 milionë euro, plus 20 milionë euro në varësi të sukseseve të lojtarit dhe Barcelonës.

(Kosova Sot)