Higuain zgjedh numrin e fanellës në Juventus (Foto)

  • 27 July 2016 - 15:42
Higuain zgjedh numrin e fanellës në Juventus (Foto)

Gonzalo Higuain ka zgjedhur fanellën me numër 9 në Juventus

Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain sot është prezantuar si lojtar i ri i kampionëve të Italisë, Juventus.

Higuain u transferua dje për shifrën rekorde prej 94 milionë eurove, duke u bërë kështu transferimi i tretë më i shtrenjtë pas Cristiano Ronaldos dhe Gareth Bale.

Ai tashmë ka zgjedhur edhe numrin e fanellës, i cili do të jetë 9, numër ky i lënë pas largimit të Alvaro Moratas në drejtim të Real Madridit. 

(Kosova Sot)