Villarreali prezanton Alexandre Paton (Foto)

  • 27 July 2016 - 17:05
Villarreali prezanton Alexandre Paton (Foto)

Sulmuesi brazilian Alexandre Pato, do të vesh fanellën e Villarrealit për katër vitet e ardhshme.

Skuadra spanjolle ka zyrtarizuar transferimin e 26 vjeçarit nga Corinthians, me të cilin ka nënshkruar kontratë katër vjeçare.

Pato gjysmë edicionin e kaluar ka qenë pjesë e Chelsea, me të cilët shënoi vetëm një gol, ndërsa në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Milanit në Evropë, por lëndimet  e shumta bën që të ketë rënie të formës, gjë që bëri edhe të largohet nga Italia.

(Kosova Sot)