Xhemaili, megjithatë kthehet te Galatasaray

  • 28 July 2016 - 08:43
Xhemaili, megjithatë kthehet te Galatasaray

F utbollisti shqiptar ka vendosur të kthehet në Turqi te skuadra e Galatasaray-t, ani pse u fol shumë për një mundësi vazhdimi të karrierës në Serie A. Xhemaili, i cili nga Galatasaray ishte huazuar te Genoa, kishte shprehur dëshirë të mbetet edhe një edicion në Serie A, saktësisht te Bologna, që ishte interesuar për të, por ja që skuadra turke nuk ka rënë dakord edhe për në huazim tjetër. "Jam i lumtur me rikthimin në Galatasaray.

Prej kohës kur jam huazuar deri më tani, "Cim Bom Bom" paska ndryshuar për të mirë", ka thënë Xhemaili, i cili beson se këtë herë do të ketë mundësi më të mëdha për ta treguar veten. "Dua të qëndroj në Galata. Kam folur me familjen dhe ata janë dakord me mua. Tani mbetet të takohem me zyrtarët e klubit që të arrijmë një marrëveshje të re", tha më tutje Xhemaili. Ky i fundit foli edhe për krahasimin që i bënë me ish-lojtarin e skuadrës, Felipe Melon, duke thënë se asgjë të përbashkët nuk kanë, pasi ky luan në dy pozita të ndryshme për dallim prej brazilianit. Xhemaili është paraqitur për disa minuta edhe në fitoren 3:1, të Galatasaray-t kundër Aarhusit.

(Kosova Sot)