Marquez qëndron me këmbë në tokë

  • 28 July 2016 - 08:47
Marquez qëndron me këmbë në  tokë

Do ta rinisë kampionatin me një avantazh të madh.

"Njerëzit thonë se çdo gjë ka mbaruar dhe se unë e kam fituar kampionatin, por unë personalisht nuk mendoj kështu", është shprehur Marc Marquez ,raporotn gazeta Kosova Sot

Kur ka përfunduar gjysma e edicionit diferenca e tij në klasifikimin e përgjithshëm është 48 pikë me Jorge Lorenzo-n dhe 59 me Valentino Rossi-n, por Marc Marquez, dy herë kampioni i botës në Moto Gp, qëndron me këmbë në tokë teksa ka deklaruar se për të fituar titullin ai ka ende shumë punë për të bërë. "Njerëzit thonë se çdo gjë ka mbaruar dhe se unë e kam fituar kampionatin, por unë personalisht nuk mendoj kështu", ka theksuar ngasësi i Repsol Honda-s. 

Garohet në cirkuite të ndryshme Pas pauzës për pushimet e verës do ta rinisë kampionatin me një avantazh të madh dhe kjo është e vërtetë. "Ashtu siç kanë gabuar Lorenzo e Rossi në garat e fundit mund të gaboj dhe unë, prandaj mendoj se asgjë nuk ka përfunduar", ka shtuar Marquez. Spanjoll i Honda-s në vazhdim ka theksuar: "Do të garojmë në cirkuite të ndryshme gjatë muajve të ardhshëm dhe mund të ndodhë që të bjerë shi edhe në shtigje të tjera ashtu si në Angli, Japoni dhe Malajzi, befasitë nuk mungojnë asnjëherë në këtë lloj sporti dhe nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë". Marquez, nga ana tjetër, duket se i ka idetë të qarta dhe pavarësisht se për momentin është Lorenzo ai që e ndjek në klasifikim 23-vjeçari nga Cervera e konsideron Rossi-n si rivalin më të fortë të tij në garën për titullin e kampionit. "E shoh një Rossi shumë të fortë, vitin e kaluar shikoja më mirë Lorenzo-n edhe pse Valentino ishte më konstant, por këtë vit 'Doktori' është shumë i shpejt për një sërë arsyesh kështu që mendoj se do të jetë një betejë e fort deri në fund për titullin", është shprehur Marquez. 

(Kosova Sot)