Largohet drejtori teknik i Ferrari-t

  • 28 July 2016 - 08:50
Largohet drejtori teknik i Ferrari-t

as tre vjetësh bashkëpunimi, rrugët mes Ferrari-t dhe James Allison ndahen. "Kokëkuqja" italiane, nëpërmjet një komunikate për shtyp bëri zyrtare largimin e këtij të fundit nga posti i drejtorit teknik të skuadrës, duke njoftuar gjithashtu zëvendësimin e tij në këtë detyrë nga Mattia Binotto, i cili deri më tani ka mbuluar pozicionin e përgjegjësit të repartit të përgatitjes së motorit. "Duam të falënderojmë James-in për punën dhe sakrificën e bërë gjatë kësaj periudhe. I urojmë atij suksese në të ardhmen", ishte komenti i drejtori të përgjithshëm të Ferrari-t, Maurizio Arrivabene. Vendimi për largimin e Allison-it erdhi në një moment kur te Ferrari, pas garës së Hungarisë janë shtuar dyshimet për shkak të mungesës së rezultateve, edhe pse makina ka shënuar përmirësime.

"Në vitet e kaluara te Ferrari, në dy edicione kur kam mbuluar role të ndryshme, kam pasur mundësinë që të njoh dhe të çmoj vlerën e skuadrës dhe stafit të saj. Dua të falënderoj të gjithë për këtë eksperiencë të madhe profesionale të përfituar. U uroj të gjithëve një të ardhme të ndritur", ishin fjalët lamtumirëse së Allison.

PËR SPANJOLLIN ÇËSHTJA E TITULLIT ENDE NUK KA PËRFUNDUAR "Do të garojmë në cirkuite të ndryshme gjatë muajve të ardhshëm dhe mund të ndodhë që të bjerë shi edhe në shtigje të tjera ashtu si në Angli, Japoni dhe Malajzi, befasitë nuk mungojnë asnjëherë në këtë lloj sporti dhe nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë", ka pohuar ngasësi i Repsol Honda-s "Njerëzit thonë se çdo gjë ka mbaruar dhe se unë e kam fituar kampionatin, por unë personalisht nuk mendoj kështu", është shprehur Marc Marquez Skandi.

(Kosova Sot)