David Alaba: Carlo Ancelotti është një trajner gjenial

  • 28 July 2016 - 13:52
David Alaba: Carlo Ancelotti është një trajner gjenial

Carlo Ancelotti është njeriu i duhur për Bayernin e Munihut. I këtij mendimi është mbrojtësi i skuadrës bavareze David Alaba, i cili në një intervistë  nuk e fsheh admirimin e tij për teknikun Italian. Austriaku ka mbetur i impresionuar nga puna e Ancelotit gjatë këtyre javëve dhe deklaron së këtë vit nën drejtimin e Italianit kampionët e gjermanisë i kanë të gjitha mundësitë për të fituar trofe në të gjitha kompeticionet ku ata marrin pjesë.

“Është një trajner gjenial. Ai ka krijuar marrëdhënie shumë të mira me të gjithë grupin e futbollistëve. Po bën një punë shumë të mirë, sidomos me lojtarët e rinj në moshë, di se si të sillet me ta dhe të marri më të mirën prej tyre. Gjithashtu ai komunikon shumë me futbollistët dhe  kërkon vëmëndje nga ana jonë pasi dëshiron që mos të na shpëtoj ansnjë detaj nga teknikat e tij. Jam i sigurt se këtë sezon Bayern nën drejtimin e Ancelottit do të arrij të korrë sukses në të gjitha kompeticionet ku ne marrim pjesë”

Më tej Alaba nuk e fsheh dëshirën  përsa i përket  rolit të tij në fushë. 24-vjecari shprehet se i pëlqen të marr pjesë edhe në fazën sulmuese , por me humor deklaron se skuadra nuk e ka të nevojshme pasi sulmi është ne duar të sigurta:

“E rëndësishme është që të jemi të kujdeshëm në mbrojtje dhe nëse ne tregohemi të vëmëndshëm në repartin difensiv atëherë jam i sigurt që ketë vit mund të fitojmë shumë tituj. Përsa i përket vendosjes time në fushë, po është e vërtetë që më pëlqen të marr pjesë në sulm, por besoj se nuk ka vënd për mua atje, pasi aty ndodhen futbollist si Leëandoëski, Muller dhe të tjerë që dinë ta mbulojnë shumë mirë atë rol”

(Kosova Sot)