Manaj tregon përshtypjet e para nga aventura me Pescarën

  • 28 July 2016 - 18:35
Manaj tregon përshtypjet e para nga aventura me Pescarën

Edhe pse pak ditë që i është bashkuar Pescara-s, Rey Manajështë ka folur për aventurën e re në Serinë A.

“Jam provuar në stërvitje dhe miqësore si sulmuesi i vetëm iekipit nga trajneri. Është diçka që më jep besim, por edhe përgjegjësi që më bën të punoj më shumë. 

Gjithsesi, në këtë ekip ndihem shumë mirë. Kjo skuadër ka një grup interesant lojtarësh që janë shumë ambiciozë dhe kërkues për këtë sezon. Serie A nuk është arritje për t’u shpërdoruar”, u shpreh shqiptari, i cili është për momentin pika e referimit të ekipit në sulm.

(Kosova Sot)