Xhaka debuton me fitoren te Arsenali (Video)

  • 29 July 2016 - 08:33
Xhaka debuton me fitoren te Arsenali (Video)

Mesfushori kosovar Granit Xhaka ka debutuar me fitore në fanellën e klubit të tij të ri, Arsenalit.

Xhaka, u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë në ndeshjen parasezonale që “Topçinjtë” e zhvilluan ndaj yjeve të ligës MLS.

Arsenal e fitoi këtë ndeshje me rezultat 2-1.

Joel Campbell te Arsenali dhe Didier Drogba te ekipi i MLS-it realizuan golat në pjesën e parë. Golin e dytë dhe të fitores për Arsenalin e shënoi Chuba Akpom në pjesën e dytë.

Kujtojmë se Xhaka u transferua në Londër nga Borussia Monchengladbachu gjatë kësaj vere.

(Kosova Sot)