Alaba i mahnitur nga Ancelotti

  • 29 July 2016 - 10:56
Alaba i mahnitur nga Ancelotti

Carlo Ancelotti është njeriu i duhur për Bayern Munich-un. I këtij mendimi është mbrojtësi i skuadrës bavareze, David Alaba, i cili në një intervistë nuk e fsheh admirimin e tij për strategun Italian, shkruan sot gazeta Kosova Sot.

Austriaku ka mbetur i impresionuar nga puna e Ancelotti-t gjatë këtyre javëve dhe ka deklaruar së këtë vit nën drejtimin e italianit kampionët e Gjermanisë i kanë të gjitha mundësitë për të fituar trofe në të gjitha garat ku ata marrin pjesë:

“Është një trajner gjenial. Ai ka krijuar marrëdhënie shumë të mira me të gjithë grupin e futbollistëve. Po bën një punë shumë të mirë, sidomos me lojtarët e rinj në moshë, di se si të sillet me ta dhe të marri më të mirën prej tyre. Gjithashtu ai komunikon shumë me futbollistët dhe  kërkon vëmendje nga ana jonë pasi dëshiron që mos të na shpëtoj asnjë detaj nga teknikat e tij. Jam i sigurt se këtë edicion Bayern-i nën drejtimin e Ancelotti-t do të arrij të korrë sukses në të gjitha garat ku ne marrim pjesë”.

Në vazhdim Alaba nuk e fsheh dëshirën për sa i përket  rolit të tij në fushë.

24-vjeçari shprehet se i pëlqen të marr pjesë edhe në fazën sulmuese, por me humor deklaron se skuadra nuk e ka të nevojshme pasi sulmi është në duar të sigurta: “E rëndësishme është që të jemi të kujdesshëm në mbrojtje dhe nëse ne tregohemi të vëmendshëm në repartin defensiv atëherë jam i sigurt që ketë vit mund të fitojmë shumë tituj. Për sa i përket vendosjes time në fushë, po është e vërtetë që më pëlqen të marr pjesë në sulm, por besoj se nuk ka vend për mua atje, pasi aty ndodhen futbollist si Lewandoëski, Muller dhe të tjerë që dinë ta mbulojnë shumë mirë atë rol”.

(Kosova Sot)