Zyrtare: Schweinsteiger i jep fund karrierës me kombëtaren gjermane (Foto)

  • 29 July 2016 - 11:01
Zyrtare: Schweinsteiger i jep fund karrierës me kombëtaren gjermane (Foto)

Mesfushori i Manchester Unitedit, Bastian Schweinsteiger ka konfirmuar pensionimin nga kombëtarja e Gjermanisë.

Futbollisti 31-vjeçar dha para pak minutash njoftimin e vet zyrtar nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, ku lajmëron tifozët se nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së “pancerave”.

Schweinsteiger ka luajtur me Gjermaninë që nga viti 2004, duke u aktivizuar në 120 ndeshje, i renditur i katërti në listën e futbollistëve gjermanë me më shumë paraqitje me kombëtaren.

Arsyeja kryesore e këtij vendimi të vështirë është forma fizike gjithnjë në rënie e ish-mesfushorit të Bayernit, i cili ka vuajtur tmerrësisht shumë nga dëmtimet.

(Kosova Sot)