Nisin bisedimet Arsenal-Mustafi

  • 29 July 2016 - 11:11
Nisin bisedimet Arsenal-Mustafi

Televizioni i besueshëm sportiv, "Sky Germany" ka dhënë lajmin se sot do të nisin bisedimet mes Arsenalit dhe Shkodran Mustafit. Agjenti i Mustafit do të takohet me drejtues të lartë të Arsenalit për të diskutuar marrëveshjen me yllin e Valencias. 

Çmimi i Mustafit është 50 milionë euro, por që Arsenali po shpreson se do ta përfundojë marrëveshjen për 33 milionë eurp. 

Topçinjtë do të ofrojnë 25 milionë euro kesh ndërsa 8 milionë të tjera ti paguajnë me këste për dy vite.

Dëshira e futbollistit thuhet të jetë kalimi te Arsenali por mbetet të shihet vendimi i Valencias për të ardhmen e shqiptarit.

(Kosova Sot)