Guardiola i përgjigjet Ribery-s

  • 29 July 2016 - 12:25
Guardiola i përgjigjet Ribery-s

Vazhdojnë polemikat në distancë mes Pep Guardiolës dhe Frack Ribery-së.

Ka qenë francezi i cili dje lëshoi një deklaratë të ashpër në drejtim të strategut të njohur duke e cilësuar si një “trajner pa eksperiencë”.

Gazeta gjermane “Bild” nuk e la me kaq duke intervistuar edhe Guardiolën, i cili u përgjigj shkurt dhe me ironi: “Për Franckun më duhet të them se e dua shumë. Për kritikën se jam trajner i ri? Është mirë që Ribery thotë se jam i ri. Do të mësoj.” 

(Kosova Sot)