Pogba i United-it, ja numri që do ta bart

  • 29 July 2016 - 13:06
Pogba i United-it, ja  numri që do ta bart

Paul Pogba do të konfirmohet shumë shpejt si lojtari më i ri i Manchester Unitedit pas kompletimit të marrëveshjes që është arritur sot me Juventusin për rreth 120 milionë euro, raporton Daily Mail.

Daily Mail gjithashtu raporton se mesfushori francez ka kryer testet mjekësore në Los Angeles dhe do të veshë fanellën me numrin 6.

Ai rikthehet në Old Trafford, prej nga ishte larguar më 2012. Kjo marrëveshje është kompletuar pasi dje agjenti i lojtarit, Mino Raiola ka biseduar me krerët e Juventusit.

Me këtë rast Paul Pogba bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit.

(Kosova Sot)