Mustafi reagon pas pensionimit të Schweinit (Foto)

  • 29 July 2016 - 14:50
Mustafi reagon pas pensionimit të Schweinit (Foto)

Shkodran Mustafi, futbollisti shqiptar që luan me ekipin e Gjermanisë, ka përshëndetur Bastian  Schweinsteiger, pas njoftimit prej tij të largimit nga ekipi kombëtar.

“Kemi kaluar 2 vite fantastik së bashku. Faleminderit për gjithçka që ti ke bërë për ekipin”, shkruan Mustafi për kapitenin.

Kapiteni i Gjermanisë, Bastian Schweinsteiger, njoftoi sot tërheqjen nga angazhimi me ekipin kombëtar.  Ai u largua nga ekipi kombëtar, ndërsa është lojtari i katërt me 120 ndeshje në historinë e Gjermanisë, pas Lotar Mateusit (150), Miroslav Kloses (137) dhe Lukas Podolskit (129).

Schweinsteiger e bëri debutimin e tij ndërkombëtar në vitin 2004 dhe mban rekordin e ndeshjeve në Kampionatin Europian me 15 paraqitje për Gjermaninë.

(Kosova Sot)