Befason Allegri, ja çka thotë për transferimet e reja

  • 29 July 2016 - 15:06
Befason Allegri, ja çka thotë për transferimet e reja

Massimiliano Allegri ka thënë se transferimet nuk garantojnë sukses

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka thënë se transferimet që i kanë bërë nuk garantojnë sukses.

Juventus deri me tani ka transferuar pesë lojtarë Dani Alves, Miralem Pjanic, Marko Pjaca, Mehdi Benatia dhe Gonzalo Higuain.

“Higuan është nënshkrim i madh, suksese edhe lojtarët tjerë. Por ne nuk mund të pushojmë. Suksesi nuk është diçka që duhet ta marrim si të sigurt, por duhet të fitojmë shumë dhe të fitojmë”, tha Allegri gjatë konferencës për media. 

(Kosova Sot)