Mateto Kovacic nuk do të largohet nga Real Madrid

  • 29 July 2016 - 16:11
Mateto Kovacic nuk do të largohet nga Real Madrid

Mateto Kovacic nuk do të largohet nga Real Madrid gjatë kësaj vere

Agjenti i Mateo Kovacic e ka konfirmuar se klienti i rij do të mbetet në Real Madrid dhe se nuk do të kalojë te ndonjë skuadër tjetër.

Ai tha se Kovacic do të luftoj për një vend në skuadër, sikurse të gjithë lojtarët e tjerë dhe se ai ka mbështetjen e trajnerit Zinedine Zidane.

”Kovacic do të luftoj për një vend në skuadër, sikurse të gjithë lojtarët e tjerë. Ai do të qëndroj në Real Madrid dhe Zidane beson në të”, tha agjenti i kroatit.

Kujtojmë se për Kovacicin interesim kishte shprehur Liverpool dhe skuadrat italine, Milan, Roma dhe Juventus.

(Kosova Sot)