Mesfushori i Shalke 04, përforcimi i parë i kombëtares shqiptare

  • 29 July 2016 - 17:06
Mesfushori i Shalke 04, përforcimi i parë i kombëtares shqiptare

Në kualifikueset e Botërorit 2018, kombëtarja e futbollit pritet të ketë ndryshime. Kapiteni Lorik Cana u tërhoq dhe priten largime të tjera, por grupit do t'i bashkohen edhe lojtarë të rinj.

I pari që pritet të jetë nën urdhrat e trajnerit Gianni De Biazi pritet të jetë mesfushori i Shalkes, Donis Avdiaj.

Futbollisti i Shalkes prej kohësh ka vendosur të luajë për Shqipërinë dhe është në pritje të një ftese, për të cilën De Biazi duket se është bindur që ta afrojë në ndeshjet e radhës. Sezonin e kaluar, mesfushori u huazua në Austri, tek skuadra e Sturm Graz, duke treguar një paraqitje të shkëqyer.

Këtë sezon, ai u rikthye përsëri te Shalke dhe skuadra gjermane dëshiron ta mbajë dhe nuk do ta huazojë në asnjë ekip tjetër. Për gjermanët e Shalke 04, Avdiaj është një lojtar i rëndësishëm pasi edhe klauzola e largimit të lojtarit është 50 milionë euro.

(Kosova Sot)