Familja e zbulon se a do të kthehet ylli i Barcelonës në kombëtare

  • 29 July 2016 - 20:57
Familja e zbulon se a do të kthehet ylli i Barcelonës në kombëtare

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, i cili pas dështimit në Copa America ndaj Kilit konfirmoi pensionimin nga ‘Albicelestet’, nuk ka në plan që të rikonsiderojë rikthimin në kombëtaren e Argjentinës për kualifikimet e Botërorit që nisin në shtator.

Të paktën kështu kanë bërë të ditur burime të Goal.com pranë familjes së Messit.

Edhe përkundër përpjekjeve nga Federata e Argjentinës dhe Qeverisë ai nuk e ka ndërruar mendjen.

“Tani për tani ai nuk është pjesë e kombëtares së Argjentinës”, ka thënë familja e Messit . 

(Kosova Sot)