Memushaj ka firmosur kontratë të re me Pescaran
Ledian Memushaj ka firmosur kontratë të re me Pescaran
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj, ka firmosur kontratë të re me Pescaran, që do ta mbajë të lidhur për klubin deri në verën e vitit 2020, raporton faqja zyrtare e klubit.
29 vjeçari ishte transferuar te Pescara nga Lecce për 200 mijë euro. Ai ndihmoi atë drejt ngjitjes në Serie A të Italisë. Kontrata e vjetër e tij skadonte në verën e vitit 2019.
Memushaj edicionin e kaluar shënoi 11 gola dhe asistoi pesë të tjerë në 30 ndeshje të luajtura në Serie B. Ai ishte pjesë e Shqipërisë në Evropianin "Francë 2016".
(Kosova Sot)