Më shumë se 60 milion për Icardin

  • 29 July 2016 - 23:12
Më shumë se 60 milion për Icardin

Interi është në pritje të ofertave mbi 60 milionë eurove për Mauro Icardin, kështu thotë presidenti i klubit Erick Thohir

Kapiteni i Interit, Mauro Icardi, është duke u kërkuar me ngulm nga Napoli, për ta zëvendësuar Gonzalo Higuainin, i cili u transferua te Juventusi.

Por, për të ndodhur kjo, presidenti i Interit Erick Thohir, thotë se klubet duhet të paguajnë më shumë se 60 milionë euro për kapitenin e tyre.

“Të gjithë ne shpresojmë që ofertat për Icardin të jenë mbi 60 milionë euro”, u tha Thohir mediave në New York kur u pyet se Napoli ka bërë një ofertë në drejtim të klubit. “Por, për ne, kjo nuk është e rëndësishme momentalisht”.

“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Ai është kapiteni jonë”, shtoi më pas Thohir, duke lënë gjithçka të hapur sa i përket të ardhmes së Icardit.

(Kosova Sot)