Bundesliga prin me talente

  • 30 July 2016 - 10:37
Bundesliga prin me talente

Anthony Martial, futbollisti më i shtrenjtë nën 20 vjet

Kampionati gjerman, saktësisht Bundesliga, prin sa u përket talenteve. Nga 20 lojtarët më të shtrenjtë nën 20 vjet, është Bundesliga ajo që posedon 12 prej tyre, çka vërtet këtë kampionat e bën “fole” të talenteve

Schalke, skuadra me më së shumti të rinj

Pa më të voglin dyshim, kampionati gjerman, saktësisht Bundesliga, është “foleja” e talenteve të futbollit evropian. Në listën e 20 lojtarëve U-20 më të shtrenjtë sipas sajtit “Transfermarkt”, 12 prej tyre luajnë në Bundesliga-n gjerman. Madje, shtatë nga këta janë me pasaportë gjermane. Pavarësisht se talentin më të vlerësuar aktualisht e ka Manchester United me francezin Anthony Martial (32 milionë euro), skuadrat gjermane (Bayern, Schalke 04, Dortmund, Leverkusen, Borussia M’Gladbach dhe Hoffenheim) pushtojnë renditjen, shkruan sot gazeta "Kosova Sot".

 

Image

 

Portugezi shumë i vlerësuar

I dyti në listën e më të shtrenjtëve është Renato Sanches, i cili këtë verë u shpall kampion Evrope me kombëtaren portugeze. Ai është vetëm 18 vjeç, por për të parashikohet një e ardhme e ndritur. Përpara “Euro 2016”-s ai iu bashkua Bayern-it për 35 milionë euro, teksa kostoja e plotë e transferimit të tij në Mynih mund të shkojë deri në 80 milionë euro, nëse ai plotëson disa klauzola të parashikuara në kontratë. Aktualisht, me vlerën 30 milionë euro, Sanches është lojtari U20 i dytë më i shtrenjtë në botë. Gjermani Leroy Sane gjithashtu u grumbullua në Kampionatin Evropian, edhe pse luajti shumë pak. 20-vjeçari, i cili aktivizohet te Schalke 04, vlerësohet po aq sa rivali i tij te Bayern-i. Pep Guardiola ka shprehur interes të madh për ta transferuar këtë djalosh te Manchester City.  Ndërkohë, përveç Martial-it, i transferuar për rreth 50 milionë euro nga Monaco në “Old Trafford”, një lojtar tjetër premtues nga Premier League kap shtatë vendet e para. Ai është Dele Alli, luan për Tottenham-in dhe aktualisht vlen 20 milionë euro. Teksa Brazili përfaqësohet me Gabrielin e Santos-it (20 milionë euro) dhe Gabriel Jesusin e Palmeiras-it (16 milionë euro), spanjollët e gjejnë “me llupë” talentin e tyre në “Top 20”-she, madrilenin Marco Asensio (12 milionë euro).

Lista

1. A. Martial (20 vjeç, M. United) - 32 milionë euro

2. R. Sanches (18 vjeç, B. Munchen) - 30 milionë

3. L. Sane (20 vjeç, Schalke) - 30 milionë

4. B. Embolo (19 vjeç, Schalke 04) - 22 milionë

5. Gabriel (19 vjeç, Santos) – 20 milionë

6. K. Coman (20 vjeç, B. Munchen) – 20 milionë

7. D. Alli (20 vjeç, Tottenham) – 20 milionë

8. J. Weigl (20 vjeç, Dortmund) – 18 milionë

9. G. Jesus (19 vjeç, Sao Paulo) –  16 milionë

10. J. Tah (20 vjeç, Leverkusen) – 16 milionë

11. J. Brandt (20 vjeç, Leverkusen) –  16 milionë

12. M. Meyer (20 vjeç, Schalke 04) – 16 milionë

13. R. Bazoer (19 vjeç, Ajax) – 15 milionë euro

14. M. Dahoud (20 vjeç, M’Gladbach) – 15 milionë

15. O. Dembele (19 vjeç, Dortmund) – 14 milionë

16. Y. Tielemans (19 vjeç, Anderlecht) – 14 milionë

17. A. Christensen (20 vjeç, M’Gladbach) – 14 milionë

18. Marco Asensio (20 vjeç, Real Madrid) – 12 milionë

19. Thomas Lemar (20 vjeç, Monaco) – 12 milionë

20. Niklas Sule (20 vjeç, Hoffenheim) – 12 milionë 

(Kosova Sot)